Kombëtarja e Belgjikës do t’i zhvillojë dy ndeshjet me rëndësi në muajin qershor.
Fillimisht, “Djajtë e Kuq” e presin Kazakistanin për një miqësore, e më pas përballen me Skocinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Ndërkaq, trajneri Roberto Martinez ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor.
Ndonjë befasi në këtë listë nuk ka, teksa të gjithë futbollistët që janë në formë janë ftuar.
I ftuar është edhe futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj.
Mesfushori istogas është në formë të mrekullueshme me Real Sociedadin, andaj kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga trajneri Martinez.