Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Anglisë për të siguruar vendin e parë në grupin H në Kupën e Botës.
Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua nga anësori i me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, që shënoi një nga golat më të bukur në këtë botëror.
Januzaj shënoi në minutën e 51’ të ndeshjes, për t’i dhuruar fitoren Belgjikës dhe për ta pozicionuar në vendin e parë.
Përveç Januzajt, në botërorin e Rusisë kanë shënuar edhe tre shqiptarë të tjerë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili.