0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Belgjika mposht Anglinë falë golit të bukur të Adnan Januzajt

Një gol i bukur i Adnan Januzajt ia ka sjellë tre pikë Belgjikës në përballjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Anglisë.

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Anglisë për të siguruar vendin e parë në grupin H në Kupën e Botës.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua nga anësori i me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, që shënoi një nga golat më të bukur në këtë botëror.

Januzaj shënoi në minutën e 51’ të ndeshjes, për t’i dhuruar fitoren Belgjikës dhe për ta pozicionuar në vendin e parë.

Përveç Januzajt, në botërorin e Rusisë kanë shënuar edhe tre shqiptarë të tjerë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img