Fredi Beleri është kthyer mëngjesin e së dielës në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit pasi u betua në Parlamentin Evropian si eurodeputet.
I pyetur nga Euronews Albania nëse do të shkojë ditën e sotme në Himarë, Beleri është përgjigjur me ‘jo’.
“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli”, u shpreh Beleri.
I pyetur për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Himarës, ai u shpreh se opozita mund t’i fitojë zgjedhjet.
“Mbase është kandidat më i denjë sesa unë”, tha Beleri.
Në orën 16:00 ditën e sotme, Belerit i mbaron leja pesëditore e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.