1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Belegu: Murat Meha i solli dëme ‘Marigona Residence’

Murat Mehës, Ismet Kryeziut dhe Nemanja Spasicit, i është ngritur aktakuzë nga Departamenti për krime të rënda në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Një vendim i aplikuar për herë të parë vetëm ndaj ‘Marigona Rezidenc’, ka bërë që Murat Mehës në cilësinë e Kryeshefit të Agjencionit Kadastral të Kosovës, t’i ngrihet aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Erold Belegu, përfaqësues i ‘Mairgona Rezidenc’, ka thënë se ky ka qenë një proces i gjatë gjyqësor, për të cilin, thotë se janë të lumtur se ‘më në fund është ngritur aktakuzë’.

Ai i ka thënë se një hap i tillë në formë ligjore, në vitin 2014 është marrë vetëm ndaj ‘Marigona Rezidenc’.

“Që kur ka nisur ky problem ne në vazhdimësi kemi qenë në kontakte me të gjithë përfaqësuesit e Agjensionit Kadastral të Kosovës sepse jemi dëmtuar shumë. Kemi komunikuar në vazhdimësi me Murat Mehën, Ismet Kryeziun e Nemanja Spasiqin, por të gjithë na thonin se ky hap është bërë në bazë të atij mendimi ligjor”, thotë Belegu për Periskopin.

Ai thotë se nuk e di pse ka ndodhur kjo por se ‘qëllimi ka qenë ta dëmtojnë Marigona Rezidenc’

“Unë nuk e di pse ka ndodh kështu…por po, qëllimi ka qenë natyrisht që të dëmtohemi ne si palë’, ka thënë Belegu.

Duke sqaruar në tërësi se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, Belegu ka sqaruar se ka qenë e habitshme se si për herë të parë kjo formë është aplikuar ndaj ‘Marigona Rezidenc’ dhe se ka qenë e jashtëligjshme.

“Vetëm pas 5 muajsh pasi ndodh kjo me Marigona Rezidenc, Agjencia Kadastrale përmes një rekomandimi, shtyn që kjo formë të aplikohet jo vetëm në Prishtinë e Graçanicë, por edhe në komuna të tjera të Kosovës”, thotë Belegu, duke shtuar se “Murat Meha me vendime të tilla mund ta dëmtojë Kosovën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img