3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Lumi dhe krijimtaria e tij e pasur artistike që la pas

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë profesori universitar dhe regjisori kosovar, Bekim Lumi.

Lumi ka lindur më 17.12.1966. Në vitin 1996 përfundoi studimet universitare në Fakultetin e Artit Skenik në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Për të përfunduar në të njëjtin fakultet edhe magjistraturën në vitin 2010.

Në vitin 2012 merr titullin si Prof. Asoc. Mr në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ligjërues në Drejtimin Regji Teatri.

Krijimtaria artistike:

2013 – Bernard Marie Koltes, “Dilerat” (bazuar në dramën “Në vetminë e fushave të pambukut”),  Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë
2010 – William Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të W. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë
2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë
2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë
2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë
2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë
2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë
2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani)
1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani)
1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani) Festivalet teatrore ndërkombëtare
2012 – Shfaqja “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë)
2012 – Shfaqja “Mësimi” (shënimi i 10 vjetorit të kësaj shfaqjeje), Festivali Ndërkombëtar i Studentëve për Film dhe Teatër “Skena UP”, Prishtinë (Kosovë)
2011 – Shfaqja “Këmisha e gjakut” (videoprezentim), Lalish Theater – Vjenë (Austri)
2011 – Shfaqja “Këmisha e gjakut” (videoprezentim), Shkolla Verore në Universitetin e Mainz-it – Mainz (Gjermani)
2011 – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bulgari)
2011 – Shfaqja “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Shqipërisë – Tiranë (Shqipëri)
2010 – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kontemporan Europian “Euro –
Scene”, Leipzig (Gjermani)
2009 – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali “Incontri Teatrali” – Lugano (Zvicër)
2009 – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Kosovë, Prishtinë (Kosovë)
2009 – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Strumicë (Maqedoni)
2008 – Shfaqja “Mësimi”, Teatro Galleria Toledo, Napoli (Itali)
2008 – Shfaqja “Mësimi”, Cantieri Teatrali Koreja, Lecce (Itali)
2007 – Shfaqja “Galani”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit – Lugano (Zvicër)
2007 – Shfaqja “Mësimi”, Festivali Ndërkombëtar i Studentëve për Film dhe Teatër “Skena UP”,
Prishtinë (Kosovë)
2007 – Shfaqja “Mësimi”, Festivali “Incontri Teatrali” – Lugano (Zvicër)
2006 – Shfaqja “Mësimi”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit – Lugano (Zvicër)
2006 – Shfaqja “Shtëpia e Bernarda Albës”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MOT – Shkup (Maqedoni)
2006 – Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Alternativ “Zephirus 2006”, Kretë (Greqi)
2005 – Shfaqja “Arushani & Fejesa”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Kosova Infest”, Prishtinë (Kosovë)
2005 – Shfaqja “Galani”, “Evénement Culturel Albanais”, Paris (Francë)
2004 – Shfaqja “Mësimi”, “Evénement Culturel Kosovar”, Paris (Francë)

Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premierën e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120 të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht.

Çmimet: 

Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” – Shfaqja “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë) 2011

Çmimi “Shfaqja më e mirë muzikore” – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bulgari)

2011 “Aktorja më e mirë femër” (Gresa Pallaska) – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bulgari)

2006 Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër)

Bekim Lumi ishte 51 vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img