Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari vazhdon ciklin e dëgjimeve buxhetore në Rezallë.
Edhe sot kemi vijuar ciklin e dëgjimeve buxhetore, derisa ndalesa e radhës ka qenë në Rezallë, ku përveçse kemi dëgjuar kërkesat e banorëve të fshatrave të kësaj bashkësie lokale për investime, kemi bërë të ditur edhe projektet aktuale që janë duke u realizuar dhe ato që do të fillojnë gjatë këtij viti.
Renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërtimi i sallës së sportit, zgjerimi i rrugës Rezallë – Likoc, rruga Rezallë e Re – Rezallë e Vjetër, kyçjet në rrjetin e trajtimit të ujërave të zeza, shkolla e re në Makërmal, asfaltimi i segmenteve rrugore në Tushilë dhe projekte të tjera janë veprimet e Komunës për këtë bashkësi lokale.
Edhe Likoci ynë historik është padyshim në agjendën e investimeve publike, duke filluar me projektin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërtimi i sallës së sportit, biblioteka, rrugët në Ticë, Plluzhinë, Murgë, Açarevë – Siçevë, Açarevë – Plluzhinë, kanalizimi në Likoc, për të vijuar me fazën e dytë për Murgën, Plluzhinën e Abrinë e Poshtme.
Komuna e Skenderajt është e të gjithë qytetarëve, thuhet në njoftimin e kryetarit te Skenderajt Bekim Jashari.