6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari uron Ahmetin dhe Xhaferin për vendimin historik

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, me rastin e aprovimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, ka theksuar se “qytetarët shqiptar në Maqedoni, do ta gëzojnë të drejtën e vet, të mohuar deri më sot”.

Jashari ka përgëzuar Ali Ahmetin, Talat Xhaferin dhe “të gjithë deputetët për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni”.

Ja postimi i plotë i kryetarit Jashari:

“Sot, morëm një lajm të jashtëzakonshëm, për kombin shqiptar. Lajm i gëzueshëm për të gjithë neve. Sot, qytetarët shqiptar në Maqedoni, do ta gëzojnë të drejtën e vet, të mohuar deri më sot. Me kënaqësi, në një bisedë shumë vëllazërore, kam uruar Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, për aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Urime të gjithë deputetëve për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni. Urime, gëzuar!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img