Pikërisht sot u bën 22 vjet nga rënia heroike e Komandant Adem Jashari-t, familjes së tij e Jasharëve të tjerë.
Çdo përvjetor që kalon Jasharajt vazhdojnë ta bëjnë edhe më të lavdishme historinë e kombit tonë.
Prekazi u rrethua nga ushtria serbe, ku edhe humbën jetën shumë familjarë, historia e të cilëve do të kujtohen nga çdo gjeneratë e ardhshme.
Ndër të paktët që mbetën gjallë asokohe është edhe i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Djali i heroit, Hamzë Jashari ka treguar sonte se bisedën fundit me babain e kishte tri ditë para sulmit që ndodhi në Prekaz nga forcat serbe.
Në TV-Dukagjini ai tregoi gjithashtu se gjatë kohës së luftës ishin munduar që të përdornin pseudonime për familjarët edhe kur bëhej fjalë për armë, por edhe në biseda tjera.
“Pseudonime ka pas edhe babai, Hamza të cilin të gjithë familjarët e njihnin si Dyl Mehmeti, sepse është marrë edhe me aktrim e këndim. Pra rolin Dyl Mehmetit. Pra kur thërrisnin familjarët pyesnin a është Dyli aty. Këtë emër sot e mban djali i Besartës, Dyli”, tha Jashari, shkruan Indeksonline.
Ai gjithashtu theksoi se një pseudonim të ngjashëm e pati edhe Komandanti Adem Jashari, axha i Bekim Jasharit.
“Axha Ademi e ka pas pseudonim, Syla për shkak të fizionomisë e mustaqeve të mëdha, si Sylejman Vokshi”, shtoi ai.