1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari takon banorët e Klinës së poshtme, tregon se vitin e ardhshëm do të realizohen shumë projekte

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe deputetin Bekim Haxhiu, sot kanë takuar banorët e Klinës së poshtme, ku kanë biseduar për projektet dhe investimet që do të ndodhin në këtë fshat.

I pari i Skenderajt ka faleminderuar banorët e fshatit Klinë e Poshtme, për pritje masive dhe shumë të ngrohtë.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Së bashku me nënkryetarin z.Nuredin Lushtaku, deputetin në Parlamentin e Kosovës, z.Bekim Haxhiu, drejtorët komunal, dhe asambleistë, me banorët e fshatit Klinë e Poshtme, në një takim të ngrohtë, kemi diskutuar për projektet dhe investimet që do të ndodhin në këtë fshat.

Janë identifikuar edhe në këtë fshat nevojat dhe kërkesat e qytetarëve në kuadër të dëgjimit buxhetor, dhe tashmë është koha që së bashku me stafin tim nga Ekzekutivi, t’i shtrijmë investimet edhe në Klinën e Poshtme.

Buxheti i miratuar për vitin 2019, parasheh investime në realizimin e projekteve për banorët e fshatit Klinë e Poshtme dhe gjithë fshatrave të Skenderajt.

2019-ta do të jetë vit i realizimit të një sërë projektesh, në të mirë të qytetarëve.

Faleminderit banorëve të fshatit Klinë e Poshtme, për këtë pritje masive dhe shumë të ngrohtë.

H

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img