7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari takoi banorin më të moshuar të Skenderajt (FOTO)

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, në kuadër të festës së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, takoi banorin më të moshuar në Skenderaj, Bacën Sadik.

Me këtë rast kryetari Jashari i lumtur që priti banrin më të vjetrë të komunës së Skenderajt.

Fotografia e Komuna Skenderaj

“Meqë jemi duke e shijuar festën e Pavarësisë së Kosovës në 10 vjetorin e saj, me aktivitete gjithandej, sot pata kënaqësi ta pres në zyrë Bacën Sadik, që mban epitetin e banorit më të vjetër të Komunës së Skenderajt. 97 vjeçar, por me mendje të kthjellët dhe shëndet të mirë. Ka lindur në vitin e largët, më 1921” ka thënë Jashari, transmeto Gazeta Online DrenicaPress.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Më tej Jashari ka shtuar se histori e Bacës Sadik është e dhimbëshme, duke përjetuar shumë luftëra.

“Historia e tij është e dhimbshme me vuajtjen që ka përjetuar në tri luftëra, secila më e dhunshme se tjetra. Ka përballuar secilën prej tyre, kurse sot Baca Sadik është në gjendje të mirë shëndetësore, me familje të mrekullueshme, e cila kujdeset shumë për një pleqëri të rehatshme të kryefamiljarit të tyre”, ka shtuar Jashari.

Baca Sadik,kishte një porosi për të parin e komunës që të vazhdon të punoj për të ardhmen e këtij vendi, duke mos harruar të kaluarën e popullit tonë./

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img