Site icon PrishtinaPress

Bekim Jashari sqaron punimet në kompleksin memorial “Adem Jashari”

Bekim Jashari ka dhënë disa sqarime lidhur me Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe fillimin e punimeve në realizimin e projektit të këtij kompleksi.

Ai thotë se këto ditë pritet të fillojnë vetëm disa nderhyrje emergjente në shtëpinë e dëshmorëve Sala dhe Hamit Jashari, e cila është në gjendje skajshmërisht të rëndë, kurse për trajtimin gjeneral të kompleksit ende nuk kenë asnjë fillim të punimeve.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas interesimit të medieve dhe për hirë të informimit të drejtë të opinionit publik, dëshiroj të jap sqarim në lidhje me Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe fillimin e punimeve në realizimin e projektit të këtij kompleksi.

Nga mbledhja e kaluar e Komitetit Drejtues, jemi njoftuar që këto ditë pritet të fillojnë vetëm disa nderhyrje emergjente në shtëpinë e dëshmorëve Sala dhe Hamit Jashari, e cila është në gjendje skajshmerisht të rëndë, kurse për trajtimin gjeneral të kompleksit ende nuk kemi asnjë fillim të punimeve.

Pas tërë këtyre viteve e mbledhjeve të këtij komiteti tani jemi vetëm në fazën përgatitore për angazhimin e një kompanie profesionale për hartimin e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Duke marrë parasysh që kanë kaluar 22 vite që nga përfundimi i luftës si dhe gjendjen e kullave, si shtet dhe si shoqëri e kemi obligim që të angazhohemi maksimalisht në përfundimin e këtij projekti, andaj uroj dhe shpresoj që të mos vonohemi më shumë në mbrojtjen e historisë dhe luftës sonë heroike.

Exit mobile version