Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, sonte do të zyrtarizoj kandidaturën e tij që të udhëheq këtë komunë edhe për katër vitet e ardhshme.
Sipas njoftimit, Jashari sot në ora 19:00 do të zyrtarizoj kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt.
Ceremonia do të mbahet në restaurant “Freskia”, në Skenderaj.
Në këtë ceremoni do të prezantohet edhe lista e tij për asamble komunale.
Ndryshe, kandidaturën për kryetar të Skenderajt e ka zyrtarizuar edhe Sami Lushtaku nga PDK.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 6 tetor.