Site icon PrishtinaPress

Bekim Jashari: Shtatë familje nga Skenderaj bëhen me shtëpi të reja

Në prag të ndërrimit të moteve, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se falë bashkëpunimit të mirë që kanë krijuar me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, 7 familje nga Skenderaj janë bërë me shtëpi të reja.

Postimi i Jasharit në Facebook:

7 çelësa për shtatë familje nevojtare të komunës sonë!

Në manifestimin e madhë të organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në Prizren për ndarjen e 128 çelësave për familjet nevojtare, aty ishin edhe 7 familje nga komuna e Skenderajt, të cilat tani e tutje do të fillojnë jetën në shtëpi të reja, falë bashkëpunimit të mirë që kemi krijuar me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 25 shtëpive.

Familja e Ajet Xhemajlit, Bekim Ferizit, Bekim Selimit, Lutfi Hotit, Mehdi Veselit, Ramiz Ademit dhe Sinan Sinanit, sot u gëzuan me çelësat e shtëpive që i morën në këtë organizim kaq madhëdhtor.

Faleminderit Shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, faleminderit hoxhë Halil Kastrati, për këto vepra të mira që po i bëni në ndihmë të familjeve në nevojë, faleminderit të gjithë ju donatorë që kontribuoni për t’iu dalë në ndihmë këtyre familjeve.

Urime familjeve që u bënë me shtëpi!

Exit mobile version