Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar rreth situatës emergjente në Skenderaj, si pasojë e vërshimeve të sotme.
Jasharaj fillimisht ka vlerësuar mobilizimim e qytetarëve për t’iu ndihmuar të tjerëve në evakuim, ndërsa ka kërkuar intervenim te shpejtë nga institucionet lokale e qendrore.
Ai poashtu ka falenderuar kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka nisur ekipen e zjarrëfikësve në intervenim të zonat e prekura në Skenderaj.
Statusi i plotë:
Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në Skenderaj dhe komuna tjera, si pasojë e vërshimeve të sotme.
Mobilizimi i qytetarëve për t’iu ndihmuar të tjerëve në evakuim është për tu admiruar dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë.
Në këto momente aspak të lehta kërkoj intervenim të shpejtë nga institucionet lokale e qendrore në zhbllokimin e kanaleve dhe lumenjve për të evituar ndonjë katastrofë apo viktima eventuale e po ashtu të furnizohen me gjëra ushqimore zonat e prekura.
Një falënderim i veçantë për komunën e Suharekës me kryetar Bali Muharremaj e cila ka nisur ekipen e zjarrëfikësve në intervenim të zonat e prekura në Skenderaj.
Po ashtu një falënderim për zjarrëfikësat, policinë dhe gjithë ata që janë duke punuar në tejkalimin e kësaj situate pa pasoja në njerëz.
Bashkë!