Me rastin e organizimit të Akademisë kushtuar Epopesë së UÇK-së, në Shkup, Kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari, ka theksuar se “Kombi shqiptar, çdo herë ka ditur të bashkohet dhe dëshmoi unitet në momentet historike, prandaj, qenia jonë është e gjithëkohshme, krahas kombeve me vetëdije të fuqishme nacionale përbashkuese”.
Postimi i plotë i Bekim Jasharit:
“Pas Tiranës e Prishtinës, sot, edhe në Shkup u organizua Akademi solemne kushtuar 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, që në mënyrë zyrtare shprehet përkushtimi institucional për këto ditë të lavdisë nacionale.
Kam qenë i nderuar të marr pjesë me Lulzimin dhe Ramizin në këtë akademi që vijon traditën më të mirë të respektit ndaj figurave të historisë.
Kombi shqiptar, çdo herë ka ditur të bashkohet dhe dëshmoi unitet në momentet historike, prandaj, qenia jonë është e gjithëkohshme, krahas kombeve me vetëdije të fuqishme nacionale përbashkuese.
Lavdi jetës e veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”