Sot bëhen 19 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Fazli Jakupi së bashku me babain dhe vëllaun e tij në fshatin Dashec të Komunës së Skenderajt, njofton Veriu.info.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Fatbardha Haliti, Drejtorët Komunal, zv/ministri z. Abdyl Imeri, asamblistë dhe familjarë, bën nderime dhe vëndosën lulë tek lapiadri i dëshmorit në fshatin Dashec.
Kryetari i Komunës së Skenderajt vazhdon të nderojë dëshmorët dhe familjarët e tyre, duke mos i harruar për asnjë moment madje duke i vlerësuar si shtyllae lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.