Kryetari Bekim Jashari, për nder të Ditës së Çlirimit, bëri nderime në varrezat Dëshmorëve të Komunës së Skenderajt.
Në ditën e shënimit të 19 vjetorit të Çlirimit të Skenderajt, Kryetari, Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, deputetin Bekim Haxhiu, kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, Drejtorët komunalë, deputetë, asambleistë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së si dhe përfaqësues nga Stacioni Policor në Skenderaj, kanë bërë nderime dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë lapidarit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, pastaj pranë varrezave në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë.
Gjatë ditës së sotme 18 qershorit, Ditës së Çlirimit të Skenderajt, do të shënohen edhe shumë aktivitete të tjera.