0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari mori pjesë në vënien gurëthemelit të xhamisë në Klinë të Ulët

Sot në fshatin Klinë e Ulët të Komunës së Skenderajt u vu gurthemeli i xhamisë, një projekt shumë i nevojshëm dhe i kërkuar nga banorët tash e një kohë, shkrun Veriu.info.

Në këtë ceremoni mori pjesë kryetari i Skenderajt,  Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin,  Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, drejtorë komunal, kryetari i Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmedin Maksuti, imamë të xhamive dhe qytetarë, morën pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e xhamisë në fshatin Klinë e Ulët.

Gjatë fjalimeve në këtë ngjarje u theksua se ndertimi i kësaj xhamie në këtë kohë kur po shënojmë edhe muajin e ramazanit u cilësua si një vepër e madhe për të gjithë banorët muslimanë.

Po ashtu banorët vlerësuan lartë angazhimin dhe punën e kryetarit Bekim Jashari për banorët e fshatit Klinë e Ulët, e sidomos ndërtimi i këtij objekti fetar mjaftë i nevojshëm për ta.

Ndërtimi i kësaj xhamie u mundësua nga donatorët, ndërsa banorët e kësaj pjese u shprehen të kënaqur me ndërtimin e xhamisë në fshatin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img