1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari merr vendim: S’ka më asfaltim të rrugëve pa verifikim të punëve të kryera në përputhje me projektin

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, marrë një vendim i cili do të ndikoj në përmirësimin e punimeve që kryhen nga operatorët e kontraktuar nga komuna.

Ja njoftimi i plotë i komunës:

Me qëllim të mbarëvajtjes kualitative te punimeve në projektet që realizohen në gjithë territorin e komunës sonë, Komuna e Skenderajt njofton të gjitha kompanitë, qytetarët dhe palët e interesit se në projektet kapitale të asfaltimit të rrugëve, nuk mund të bëhet shtrimi i asfaltit para se të bëhet mbikëqyrja dhe verifikimi i punimeve të kryera dhe përputhshmëria e tyre me projektin.

Në projektet e ujësjellësit dhe kanalizimit nuk mund të bëhet mbulimi i gypave apo çfarëdo aktiviteti tjetër para se të bëhet mbikëqyrja dhe verifikimi i punëve të kryera dhe cilësia e gypave, si dhe funksionimi i tyre.

Komuna e Skenderaj ka njoftuar stafin e saj që të jenë të përgjegjshëm në mbikëqyrje gjatë ekzekutimit të punimeve dhe kërkon nga qytetarët kudo që ata vërejnë që punimet nuk kryhen siç duhet dhe sipas projekti, si dhe kualiteti i materialeve të përdorura, të njoftojnë Drejtorinë e Urbanizmit, apo edhe kryetarin e Komunës, Bekim Jasharin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img