Qindra qytëtarë të Prekazit sonte konfirmuan fitoren madhështore të kandidatit për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari.
Ai tha se “salla sportive që kemi përfunduar këtë vit, ishte shum e vogel për t’i zënë bashkëvendasit e mi të cilët qëndrojnë çdo herë pas idealit tonë në jetësimin e amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë”.
Postimi:
Faleminderit Prekazi im heroik!
Para mixhës Rifat, gjeneralëve e bashkëluftëtarëve të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Zenun Kodra, Nuredin Lushtaku, Musa Jashari, Ilaz Derguti, Besim Rama, Sami Kodra, Bahri Rama e luftëtarë tjerë, para familjes sime, pasardhësve të heronjve tonë, asambleistëve e qindra qytetarëve Prekazi heroik, Mikushnica e Luboveci i dhanë vulë fitores sonë madhështore për qytetin dhe historinë tonë të lavdishme.
Salla sportive që kemi përfunduar këtë vit, ishte shum e vogel për t’i zënë bashkëvendasit e mi të cilët qëndrojnë çdo herë pas idealit tonë në jetësimin e amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë.
17 tetori do të dëshmojë edhe një herë heroizmin dhe madhështinë e popullit të Drenicës.
Faleminderit nga zemra!
#idealpërskenderaj #ideal113