Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka kujtuar dëshmorin e kombit Ismet Rrahmani, në 20-vjetorin e rënies së tij.
“Të lumtë ata që dhanë jetën për lirinë, të lumtë ata që fituan respektin e kombit shqiptar, përjetësisht! E kujtojmë me respekt të veçantë dëshmorin e kombit, heroin e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Rrahmani, në 20-vjetorin e rënies së tij për liri dhe pavarësi të vendit! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Bekim Jashari.