0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari, kujton 5 marsin e 1998, “Blerinës së vogël nuk arrita edhe një herë t’ia dëgjoj zërin”

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 24-të Epopesë së UÇK-së, djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, ka treguar një rrfim të rallë të 5 marsit 1998.

Në lidhje me këtë datë historike, Jashari ka thënë se “Telefoni biente pa u ndalur, por askush nuk lajmërohej sepse që të gjithë kishin nisur betejën e fundit kundër agresorit serb.

Blerinës së vogël nuk arrita edhe një herë t’ia dëgjoj zërin, e cila kishte aq shumë mall për mua.

Kështu pushka dhe kënga nuk u ndalën deri në rënien e tyre për të mos vdekur kurrë.”

Shkrimi i Plotë i Bekim Hmaëz Jasharit:

“5 Mars 1998,

Telefoni biente pa u ndalur, por askush nuk lajmërohej sepse që të gjithë kishin nisur betejën e fundit kundër agresorit serb.

Blerinës së vogël nuk arrita edhe një herë t’ia dëgjoj zërin, e cila kishte aq shumë mall për mua.

Kështu pushka dhe kënga nuk u ndalën deri në rënien e tyre për të mos vdekur kurrë.

Dhe ndodhi siç me tha babushi një javë para rënies:

“Nuk e di sa do të zgjasë por bota do ta merr vesh se çka do të ndodhë këtu”.

Komandant, nipi yt Bashkimi sot në 24 vjetorin e rënies suaj heroike do t’iu nderojë me ushtarët tuaj të ri!

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img