5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari ka pritur sot në takim ambasadoren e Turqisë në Prishtinë

Gjatë takimit është diskutuar për mundësi të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Ambasadës së Turqisë në Republikën e Kosovës.

Ambasadorja turke Kiliç në takim e ka njoftuar kryetarin Jashari për mundësitë e mbështetjes së shoqatave të grave në komunën e Skenderajt, në aspektin profesional nëpërmjet trajnimeve në fusha të caktuara, pastaj nxënësit e shkollave të mesme, studentët me bursa studimi, por edhe projekte të tjera mbështetëse për fushën e bujqësisë.

Kryetari Jashari e ka falënderuar ambasadoren turke, dhe e ka siguruar se Komuna e Skenderajt është e gatshme të ndihmojë sa i përket organizimit të sesioneve informuese që do të organizohen për shoqatat e grave dhe palët tjera të interesit, për programet që Ambasada Turke do të ofrojë kurse dhe trajnime profesionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img