Klubi i Drenicës ka marrë një lajm të jashtëzakonshëm nga FIFA dhe UEFA.
Kështu të paktën ka bërë me dije kryetari i Skënderajit, Bekim Jashari, i cili ka konfirmuar se do të fillojë ndërtimi i fushës ndihmëse për Drenicën.
Jashari ka treguar se ky projekt është i financuar nga dy shtëpitë më të mëdha të futbollit botëror, FIFA dhe UEFA si dhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Edhe Komuna e Skënderajit do të participojë në këtë projekt, për futbollin e Drenicës dhe tifozët e saj.
Gjatë ditës së sotme, Jashari me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin kanë vizituar vendin ku do të fillojë ky projekt.