0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari-intervistë ekskluzive për Telegrafin: Çka thotë ai për aktakuzat e para nga Specialja dhe a po mendon që të garojë në zgjedhjet nacionale me një parti të re?

Sonte për herë të parë pas aktakuzave të para nga Gjykata Speciale në një intervistë ekskluzive për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, flet Bekim Jashari, nipi i komandantit Adem Jashari, njëherit kryetar i Skenderajt.

Si i ka përjetuar ai paraqitjen e parë në Speciale të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit?

Pse, sipas tij nuk guxon të barazohen krimet e vrasjet e Millosheviqit me luftën çlirimtare të UÇK-së?

Kënd e bënë ai fajtor për mos unifikimin e faktorit politik në vend dhe për krijimin e Gjykatës Speciale, votimin në Kuvendin e Kosovës?

A është gjendja ekonomike ajo që po e rëndon Kosovën është më shumë se gjendja politike? Pse ka vendosur të ri-kandidoj për të parin e komunës në Skenderaj? A do të garojë edhe në zgjedhje parlamentare dhe më kë?

Për këto dhe shumë tema të tjera sonte nga ora 19:00 në Telegrafi.com do të ndiqni intervistën e plotë. Intervistën e ka realizuar kryeredaktori Muhamet Hajrullahu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img