Sonte për herë të parë pas aktakuzave të para nga Gjykata Speciale në një intervistë ekskluzive për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, flet Bekim Jashari, nipi i komandantit Adem Jashari, njëherit kryetar i Skenderajt.
Advertisement
Si i ka përjetuar ai paraqitjen e parë në Speciale të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit?
Pse, sipas tij nuk guxon të barazohen krimet e vrasjet e Millosheviqit me luftën çlirimtare të UÇK-së?
Kënd e bënë ai fajtor për mos unifikimin e faktorit politik në vend dhe për krijimin e Gjykatës Speciale, votimin në Kuvendin e Kosovës?
A është gjendja ekonomike ajo që po e rëndon Kosovën është më shumë se gjendja politike? Pse ka vendosur të ri-kandidoj për të parin e komunës në Skenderaj? A do të garojë edhe në zgjedhje parlamentare dhe më kë?
Për këto dhe shumë tema të tjera sonte nga ora 19:00 në Telegrafi.com do të ndiqni intervistën e plotë. Intervistën e ka realizuar kryeredaktori Muhamet Hajrullahu. /Telegrafi/
PostAdss