Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtoreshën e Urbanizmit, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në fshatin Burojë dhe Klinë e Poshtme.
Në njofimin e Komunës së Skenderajt thuhet se Kryetari Jashari ka theksuar se punimet janë duke u zhvilluar intensivisht për të arritur afatin kohor për asfaltimin e këtyre rrugëve.
Po ashtu në njoftim thuhet se të gjitha projektet që janë duke u realizuar në Komunën e Skenderajt do të realizohen me cilësi dhe cilësi të lartë, sipas standardeve të paracaktuara në zbatimin e planetit.
“Komuna e Skenderajt po vazhdon investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore, ku në kuadër të kësaj tashmë kanë nisur punimet në ndërtimin e disa rrugëve në disa lagje të qytetit dhe fshatrave të komunës së Skenderajt”, thuhet në njoftimin e komunës.