Kryetari i Skenderajt dhe kandidati për ta drejtuar Komunën edhe për një mandat , Bekim Jashari, në një deklaratë të dhënë për Front Online i është përgjigjur kandidatit të PDK-së , Sami Lushtakut, i cili tha se në Skenderaj do t’i fitojë 70% të votave dhe se Bekim Jashari, sipas Lushtakut, ishte ftuar nga PDK-ja për të garuar si kandidat i tyre.
Për Jasharin deklaratat e Lushtakut janë të parëndësishme.
“Pak rëndësi kanë ato deklarata të tij, s’kam koment”, deklaroi Jashari.
Jashari më tutje u shpreh se janë në pritje të certifikimit nga ana e KQZ-së dhe mandej do të flet për shumë “gjëra”
“Presim certifikimin e KQZ-së, mandej flasim për të gjitha gjërat rend”, u shpreh ai për Front Online.
Por pas 4 vjetëve gjërat kanë ndryshuar, tani Sami Lushtaku po garon për ta kthyer prapë Skenderajn nën qeverisjen e PDK-së.