-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari i del në mbrojtje Nuredin Lushtakut

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka dalë në mbrojtje nënkryetarit të tij, gjeneralit Nuredin Lushtaku, i cili dje në një shkrim në Facebook ka kërkuar ta di të vërtetën se pse është përfshirë në aktakuzën për “veteranët mashtrues”.

Jashari në shkrimin e tij në rrjetin social ka thënë se beson në sinqeritetin, drejtësinë dhe korrektësinë e Nuredin Lushtakut.

Gjeneral Nuredin Lushtaku, Unë besoj në sinqeritetin, drejtësinë dhe korrektësinë tënde!
Po ashtu, shpresoj që shumë shpejt do të dalë e vërteta në shesh”, ka shkruar Jashari.

Dje, Nuredin Lushtaku, përmes një letre publike u është drejtuar Presidentit Hashim Thaçi dhe disa prokurorëve, nga të cilët ka kërkuar shpjegim pse është ngritur aktakuzë ndaj tij për rastin e ‘veteranëve të rrejshëm’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img