7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari: Gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Pas nisjes për në Hagë të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës-Remit, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, si çdo sfidë tjetër, edhe kjo tani do të tejkalohet, duke shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

Ai ka thënë se do jetë gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Sa herë që është folur dhe shkruar, është dëshmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – e shenjtë për popullin shqiptar, ka qenë e drejtë.Edhe gjykimet madje kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar. Në çfarëdo aspekti që gjykohet lufta e shenjtë për lirinë e popullit tonë të vuajtur me shekuj, nga pushtuesi më barbarë që ka njohur historia e njerëzimit, secili luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë mëdyshje, do ta ketë mbështetjen time dhe të mbarë popullit shqiptar. Si çdo sfidë tjetër që është tejkaluar, edhe kjo do të jetë tejkaluar, si në rastin e gjeneralëve Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, dhe të tjerëve. Ushtria Çlirimtare e Kosovës krenaria jonë”, ka shkruar Jashari.

Dy ish komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa- Remi dhe Sami Lushtaku, kanë udhëtuar drejt Hagës, ku do të intervistohen nga prokurorët e Speciales.

Remi ka folur ekskluzivisht për Indeksonline rrugës për në Hagë.

Ai nga Lubjana ka thënë se UÇK-ja do ta mbron atë dhe se ai nuk ka pse ta mbron UÇK-në sepse dihet fare mirë çfarë lufte ka bërë ajo.

Remi i është përgjigjur vullnetarisht thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet siç thotë ai të Dick Martit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img