Komuna e Skenderajt sot ka bëre thirrje për aplikimin për 25 grante, në vlerë totale prej 83,031.43 euro.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes muaj me parë, me organizatën gjermane “Help Kosovo”, kemi hapur thirrjen për aplikim për mbështetjen e mbi 25 ide biznesore apo bizneseve të vogla, me grante, vlera totale e të cilave mbërrin në 83,031.43 euro, ku komuna jonë do të bashkëfinancojë me 30% të shumës totale. Andaj të dashur qytetarë, ju ftoj që të aplikoni në këtë thirrje për aplikim, deri me datën 31.10.2021.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Bekim Jashari.
Të gjitha detajet rreth aplikimit për këto grante i gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://kk.rks-gov.net/skenderaj/neës/hapet-thirrja-per-aplikim-per-grante-nga-komuna-dhe-organizata-help/