0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari flet për mundësinë e krijimit të një partie të re, thotë se në Skenderaj do të kandidojë i pavarur

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se për gjithçka që ka ndodhur pas luftës në Kosovë, përgjegjës janë politikanët, duke theksuar se si familje ata kanë kërkuar gjithmonë unitet nga politikanët, kurse këtë nuk e kanë parë deri më tani.

Jashari ka konfirmuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi se do të kandidoj edhe njëherë si i pavarur për kryetar të Skenderajt kurse tha se për shkak të këtij mos-uniteti, nëse e sheh nevojën do të formojë një parti apo iniciativë të re përmes së cilës do të hyjë në politikë në nivel vendi.

“Unë me kandidu gjithsesi edhe njëherë tash një vit, por do të kandidoj i pavarur. Nëse e bëj me ndonjë iniciativë të re, apo parti të re do të jetë në nivel vendi. Çkado që do të formoj tjetër ka me dal në nivel vendi….Nevoja duke i parë gjërat, që i diskutuam deri tash. Asnjëherë familja Jashari nuk kemi pasur nostalgji, ide apo plan për me u kyç në politikë për ndonjë post a diçka. Si kandidat për Skenderaj kam kandidu pa dëshirën time, me presionin e shokëve, qytetarëve, derisa kam thënë po. Sepse ne kemi mendu se tash u shliru vendi dhe secili që vjen, është shqiptar dhe do të punojë për të mirën e këtij vendi. Për fat të keq nuk ish kanë ashtu. Tek kur kam hy kryetar komune, kah mesi i 2018 e kam pa që gjendja nuk është e mirë”, tha Jashari.

I pari i Skenderajt, thotë se tash largohen të rinjtë nga Kosova më shumëse gjatë viteve të ’90-ta.

“Faji është tek liderët tonë politik, edhe të asaj kohe edhe të kësaj kohe. Liderët politik i kanë fajet vet, jo vetëm për këtë Gjykatë Speciale, por për gjithçka që ka ndodhur në këtë vend, duke u nisur edhe nga zhvillimi ekonomik që është shumë me rëndësi se shumë sene tjera. Neve në njëfarë forme, pa keqkuptime por jemi duke bërë pastrim etnik të këtij vendi më shumë se vitet e ’90-ta. Fajet i kanë vet pse nuk e kanë marrë me e shqyrtu mirë, me e lexu mirë se çka po dojnë me votu. Unë e thashë që nuk e përjashtojë mundësinë e presionit që ju ka ardh nga jashtë, por ne fituam fukarallëk, është një fjalë popullore që unë nuk mundem me thanë, por po e them që na fituam fukarallëk”, tha Jashari transmeton Telegrafi.


Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari gjatë intervistës në “Përballje” /Foto: Ridvan Slivova

Inatet personale, sipas Jasharit janë mes të gjithë politikanëve në Kosovë dhe duke i njohur politikanët tanë, familja Jashari gjithmonë ka kërkuar unitet.

“Kjo është arsyeja që ne si familje komplet, secili kemi fol dikund, gjithmonë që nga paslufta kemi kërkuar unitet mes vete. E, pse e kemi bërë këtë? Duke i njoftë këta çfarë janë, këta politikanët tonë, liderët tonë pa dallim asnjë hiq, krejt një thes që janë. Kanë inate personale prej më të ndryshmeve, që i bëjnë dëm këtij vendi. Kjo është arsyeja që ne si familje kemi kërkuar unitet mes vete, me qenë të matur për gjëra nacionale”, deklaroi ai.

Jashari shprehet se deri më tani nuk ka parë se ka unitet mes politikanëve, duke theksuar se shteti po shkon drejt një kolapsi për shkak të krizës politike e ekonomike në vend.

“Deri më sot nuk ka unitet, nuk po duket që ka. Shpresoj dhe lus Zotin që këta të gjejnë gjuhë të përbashkët. Kosova është në një krizë për kolaps të madh. E para, pandemia, që e ka kapluar krejt botën por që ne jemi shtet i vogël, i varfër edhe do më na hëngër, dhe jemi gati në kolaps. Gjykata Speciale anën tjetër. Dialogu. Nuk kalojnë ligjet, nuk kalon as ai për rimëkëmbjen, as për veteranët, as për kurrgjë. Do të thotë, me thanë ky send është duke ec mirë, asnjë send. Që nga paslufta, ka ardh momenti që liderët tonë politik, me ndje veten tamon në vena që kanë gjak shqiptari dhe ia donë të mirën këtij vendi për hirë të dëshmorëve”, tha Jashari.

Ai u shpreh se që nga paslufta, Kosova nuk ka qenë asnjëherë më në rrezik se tani.

“Spektri politik e kanë shumë të lehtë, me u ul edhe me i zgjedh të gjitha këto gjëra. Por, nëse sot nuk e bojnë le ta kujtojnë e mendojnë mirë që ndoshta pas disa vitesh, fëmijët e tyre dhe ata që i kanë të vegjël, kanë me i qortu. Do të jetë vonë dikur. Nuk jemi tu e analizu ndodha shumë mirë, por ky vend nuk ka qenë më rrezik nga paslufta. Fatkeqësisht është shumë keq”, tha Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img