9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari e ka seriozisht!

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nga qytetarët e këtij qyteti po shihet si shpresa e vetme e zhvillimit ekonomik të qytetit. Përkushtimi dhe përgjegjësia e kryetarit Jashari, ndaj punës dhe qytetarit të Skenderajt, ka sjellë një atmosferë dhe entuziazëm në secilën pore të jetës në këtë qytet.

Në vazhdën e takimeve ai sot zhvilloi një takim me kryetarin e Salzburgut, Dipl.Ing. Harald Preuner dhe Kryetarin e Sattledtit në Austri, Ing. Gerhard Hubert.

“Gjatë këtij takimi biseduam për shumë çështje të interesit të përbashkët, shkëmbimin e përvojave si dhe krijimin e bashkëpunimit në lëmin ekonomik” tha Jashari.

Ai tha se u trajtuan edhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetja në projekte të ndryshme duke shtuar se përvojat e menaxhimit të qyteteve të Austrisë janë rrugë e mirë në përmirësimin e kushteve zhvillimore të qyteteve tona.

“I falënderova për mikpritjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit, përkrahjen që ata i kanë dhënë Kosovës dhe vazhdojnë ta japin. I ftova që ta vizitojnë qytetin tonë dhe mirëpresim këtë bashkëpunim”, thotë kryetari Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img