Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sonte në këtë qytet janë vendosur shtatoret e broznit të heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci.
Në një postim në Facebook, Jashari ka shkruar se tani Drenica është bërë edhe më e bukur.
Drenasit, Drenicës dhe kombit, iu kthyen Heroi dhe Heroina! Sonte, u vendosën në shesh, pas 20 vitesh, të përjetësuar në bronz.
Drenica është më e bukur me Juve, Baca Fehë e Dada Xhevë! Të pavdekshëm në zemrat e mendjet tona!
Lavdi e përjetshme Heroi Fehmi Lladrovci!
Lavdi e përjetshme Heroina Xhevë-Krasniqi-Lladrovci!