-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari dorëzon dëshmi për manipulime në zgjedhje, pritet rivotim në Skenderaj!

Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari, pretendon se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor dhe manipulime me vota..

Ai tanimë ka dorëzuar ankesa në PZAP, lidhur me këto parregullsi, për çka pret që të ketë rivotim në këtë komunë.

“Pas evidentimit të parregullsive të shumta që kanë ndodhur në shumë vendvotime në komunën tonë, sot kemi deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”, duke deformuar kështu vullnetin e shenjtë të qytetarëve të komunës sonë”, tha ai

Më poshtë postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, 

Tashmë dihet nga të gjithë që votat na janë vjedhë dhe vullneti i qytetarëve është manipuluar.

Pas evidentimit të parregullsive të shumta që kanë ndodhur në shumë vendvotime në komunën tonë, sot kemi deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”, duke deformuar kështu vullnetin e shenjtë të qytetarëve të komunës sonë.

Nga vëzhguesit tonë në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetë shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune, mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikura në mungesë të komisionerëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur.

Në emër të demokracisë dhe vullnetit të shenjtë të qytetarëve kërkoj nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor.

I juaji çdoherë Bekim Jashari!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img