2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari demanton lajmin që kinse ka shkarkuar drejtorin e Policisë, apelon për ndaljen e propagandave kundër tij

Pas publikimit të lajmit në disa portale që kinse komandanti i stacionit policor në Skenderaj, z. Basri Durmishi është shkarkuar nga kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ky i fundit në një prononcim për RTV “Okarina” ka hedhur poshtë këtë duke e cilësuar si shpifje dhe propagandë që po bahet kundër tij, nga kundërshtarët e tij politik, të cilët sipas tij të frustruar për debaklin që do të shënojnë me 17 tetor shpifin duke shfrytëzuar portale të afërta me ta.

Bekim Jashari tutje ka deklaruar që nuk ka qenë aspak në dijeni në lidhje me shkarkimin e z. Durmishi, madje ka thënë se askush nga Ministria e Punëve të Brendshme, nuk e ka konsultuar madje as informuar për këtë vendim, që sipas tij para marrjes së tij është dashur të konsultohen me të si Kryetar.

Jashari tutje ka thënë se është i habitur se si pushteti aktual nuk përfill ligjin dhe njëanshëm merr një vendim të tillë arbitrar dhe të dëmshëm për komunën tonë.

Kryetari Jashari në prononcimin ka thënë se me komandantin z. Basri Durmishi ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer në çështjet e sigurisë në komunën tonë dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë mos pajtim apo mos marrëveshje mes tyre.

Ai në fund ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj portaleve në fjalë dhe ka apeluar nga qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave dhe propagandave të kundërshtarit të tij politik me qëllim të dëmtimit të imazhit të tij tek qytetarët në prag të zgjedhjeve. Rtv “OKARINA”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img