Site icon PrishtinaPress

Bekim Haxhiu: Rinia jonë është e mrekullueshme!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar në lidhje me pritjen e të rinjëve para biblotekës “Hivzi Sylejmani” derisa dyert janë të mbyllura. Kjo pritje e të rinjëve për të lexuar i ka pëlqyer deputetit Haxhiu derisa ka dhënë vërejtje për menaxhmentin e kësaj bibloteke duke i pyetur se  duhet menaxhmenti i biblotekes të pret lexuesin apo lexuesi të pret menaxhmentin?!

Lexoni shkrimin e Haxhiut të plotë :

Rinia jonë është e mrekullueshme!

Kjo pritje e të rinjëve tanë është e mëngjesit të sotëm para biblotekës “Hivzi Sylejmani” në Lagjen Dardania në Prishtinë .
Një numër i madh i të rinjëve duke pritur para biblotekës që nga ora 07:00 deri në ora 08:00, deri sa menaxhmenti hap dyert për lexuesit.
Kjo rradhë e pritjes për të hyrë në biblotekë demanton të gjithë ata që thojnë se rinia jonë nuk lexon.
Mëngjesi i ditës se sotme na bind se:
“Rinia simbolizon agimin e Diellit, që çdo mëngjes ngjall shpresat e nxit buzëqeshjet për një ditë më të mirë se ajo e djeshmja”

Rinia jonë është e mrekullueshme, ka talent, potencial, kreativitet, është e shëndosh. Prandaj, duhet t’i ofrohen kushte më të mira për arsim cilësor dhe për një perspektivë më të mirë që ajo të arrijë horizonte të reja.
P.S.
Ju tregoj këto foto për të analizuar se:
A duhet menaxhmenti i biblotekes të pret lexuesin apo lexuesi të pret menaxhmentin?!
Udhëheqësit e institucioneve e kanë për obligim që të punojnë më shumë për t’iu ofruar kushte lexuesve dhe është e papranueshme që rinia jonë e etur për lexim të lihet duke pritur mëngjeseve disa orë para biblotekës.

Exit mobile version