Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, me rastin e shënimit të 21 vjetorit të fillimit të demonstratave paqësore të studentëve të Universitetit të Prishtinës, ua ka uruar këtë ditë të gjithë atyre që moren pjesë në demonstrata.
Sipas Haxhiut, kjo ngjarje ndikoi edhe më shumë në vendosmërinë e shumë studentëve që nga studimet t’i bashkohen radhët të UCK-së.
“Në atë kohë ishim të bashkuar rreth një ideali ,ndërkaq sot, të ndar nga inatet personale, nga xhelozia, nga ambicia e sëmurë për pushtet.
Të gjithë atyre djemëve dhe vajzave e profesorëve idealist ua uroj këtë ditë të shënuar në historinë më të re të popullit shqiptar Një Tetor 1997.
Qofshit faqebardhë”, ka thënë deputeti Haxhiu, përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror Facebook.
Shkrimi i plotë i tij:
Demonstratat paqësore të studentëve të Universitetit të Prishtinës të vitit 1997, senzibilizuan opinionin kombëtar e ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të njeriut nga okupuesi serb.
Demonstratat studentore ngriten vetëdijen kombëtare dhe u bënë kthesë për veprim , për t’I rrokur armët se Serbia nuk kuptonte mjetet paqësore.
Si pjesëmarrës dhe kordinues mes Unionit të Pavarur të Studentëve dhe SHP te UÇK-së them se kjo ngjarje ndikoi edhe më shumë në vendosmërinë e shumë studentëve që nga studimet t’i bashkohen radhët të UCK-së.
Në atë kohë ishim të bashkuar rreth një ideali ,ndërkaq sot, të ndar nga inatet personale, nga xhelozia, nga ambicia e sëmurë për pushtet.
Të gjithë atyre djemëve dhe vajzave e profesorëve idealist ua uroj këtë ditë të shënuar në historinë më të re të popullit shqiptar Një Tetor 1997.
Qofshit faqebardhë!