Site icon PrishtinaPress

Bekim Haxhiu në Ditën Botërore të Shëndetit numron dështimet e Ministrisë së Shëndetësisë

Në Ditën Botërore të Shëndetit deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, përmendur disa nga problemet me të spitakura me të cilat përballet shëndetësia kosovare.

Haxhiu ka thënë se sistemi ynë shëndetësorë jo vetëm që nuk funksionon në pjesën veriore të Kosovës, por ka problem te theksuar në funksionimin e tij në nivelin Primar, Sekondar dhe Terciar në tërë Republikēn e Kosovës.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Dita Botërore e Shëndetit i gjenë qytetarët e Kosovës pa sigurime shëndetësore dhe pa përkujdesin e duhur shëndetësor institucional.

Kuvendi i Kosovës 4 vite më parë ka miratuar Ligjin Nr. 04/L -249
PËR SIGURIMIN SHËNDETËSOR, por Ministria e Shëndetsisë ende nuk po arrinë që atë ta zbatojnë në praktikë.

Gati 19 vite pas lufte Dita Botërore e Shëndetit na gjenë ende pa sistem shëndetësorë funksional.

Sistemi ynë shëndetësorë jo vetëm që nuk funksionon në pjesën veriore të Kosovës, por ka problem te theksuar në funksionimin e tij në nivelin Primar, Sekondar dhe Terciar në tërë Republikēn e Kosovës. Mungesa e Spitalit të Prishtinēs rëndon edhe më shumē sitemin shēndetësorë.

Dita Botērore e Shëndetit qytetarët tanë i gjenë me mungesa edhe të atyre barnave që konsiderohen esenciale.

Furnizimi me barna nga lista esenciale vazhdon të jetë prezent edhe pse është rritur buxheti për të plotësuar kërkesat e pacientëve, në bazë të të dhënave edhe për një periudhë të gjatë kohore do të ketë probleme, mungesa në furnizim me barna nga lista esenciale.

Nē Ditën Botērore të Shēndetit pacintët e Kosovë presin në lista nga së paku 6 muaj për të marrë shërbimin e domosdoshëm shëndetsorë.

Të rikujtojmë në Ditën Botērore të Shëndetit, se ata që përkujdesën për shëndetin e qytetarëve, profesionistët shëndetësorë ende nuk paguhen nē mënyrē meritore, sipas përgatitjes profesionale dhe akademiken, mungon kategorizimi, nivelizimi dhe pagesa nē bazë të përformancës.

Gjithashtu Sistemi i Informimit Shëndetësorë nuk dihet a do të mund të funksionalizohet, e as kohën kur ai mund të jetë në shërbim të profesionistëve shëndetësor dhe të pacientëve.

Uroj që të kemi shēndet të mirë, duke shpresuar që vitin tjetër shënimi i Ditës Botërore të Shendeti të na gjej me përkujdesje më të mirë shëndetēsore.

Exit mobile version