Site icon PrishtinaPress

Bekim Haxhiu: Ministri i MAShT-it është fokusuar vetëm në shkarkimin e bordeve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu në një status të publikuar ne faqen e tij në facebook, ka reagur në lidhje me deklaraten e ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi thënë ditë më parë se të gjithë studentët e kolegjeve private do t’i nënshtrohen provimit shtetëror.

Haxhiu ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet që rregullojnë fushën e arsimit në Kosovë nuk parashohin diskriminim të kësaj natyre siç ka proklamuar ministri Bytyqi që vetëm studentët e kolegjeve private do t’i nënshtrohen provimit shtetëror. Haxhiu madje i ka sugjeruar ministrit të MAShT-it që të punoi më shumë në themelimin e Agjencisë Shtetërore të Provimeve të Kosovës dhe të Këshillit Shtetëror për Profesionet e Rregulluara që është detyrë e tij, e cila lidhet me organizimin e provimit shtetëror sepse siç ka thënë ai deri me tani puna e ministrit në arsim është fokusuar vetëm në shkarkimin e bordeve.

Dhe krejt në fund deputeti Haxhiu i ka bashkëlidhur edhe Ligjin Nr. 05/L-66 Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës.

 

Lexoni shkrimin e plotë:

I nderuar ministër Shyqeri Bytyqi, 
PROVIMI SHTETËROR është i obliguar për arsimin publik dhe privat për disa profesione në Kosovë të listuara në Ligjin Nr. 05/L-66 Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës.
Implementimi i këtij ligji është detyrë e MASHT-it dhe zbatimi i tij ēshtë i obliguar për të gjithë studentët që fitojnë diplomë universitare në arsimin e lartë publik dhe privat.
Infrastruktuara ligjore për organizimin e Provimit Shtetëror dhe digjitalizimin e Provimit të Maturës Shtetërore ekziston tani më duhet vetëm punë dhe angazhim serioz për implementimin e tyre.
Implementimi i Provimit Shtetëror për Profesionet e Rregulluara dhe digjitalizimi i Provimit tê Maturës Shtetërore do të ndikonte drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë në arsim.

I nderuar ministër, me Ligjin Nr.05/L-066, Neni 4. Profesione të rregullara janë profesionet e: mjekut, stomatologut, farmacistit, infermieres, mamisë, fizioterapeutit, veterinarit, arkitektit, inxhinierit të të gjitha fushave, mësimdhënēsit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar, edukatorit, psikologut, puntorit social, pedagogut, ekonomistit dhe juristit.
Për ushtrimin e këtyre profesioneve të gjithë ata përsona që kanë përfunduar studimet në programe të akredituara në arsimin e lartë publik dhe privat në Kosovë apo jashtë saj i nënshtrohen provimit shtetëror për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit, sipas legjislacionit në fuqi.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet që rregullojnë fushën e arsimit në Kosovë nuk parashohin diskriminim të kësaj natyre që ju keni proklamuar.
Prandaj ju sygjeroj që të lexoni Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe tē punoni në zbatimin e tyre.

P.S.
I nderuar ministër Bytyqi, pasi që deri me tani puna juaj në arsim është fokusuar në shkarkimin e bordeve, ju sugjeroj që të punoni më shumë në themelimin e Agjensisë Shtetërore të Provimeve të Kosovës dhe të Këshillit Shtetëror për Profesionet e Rregulluara që është detyrë e juaja, e cila lidhet me organizimin e provimit shtetëror.
Pasi që Ligji Nr.05/L-066 Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës ka vetëm 10 faqe dhe 20 nene, po e postoj që ta keni me të lehtë për t’u orientuar.

Me respekt,
Bekim Haxhiu

Exit mobile version