Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i ka replikuar deputetit të VV-së Fitim Uka i cili tha se ‘më mirë është të jesh praktikant i kësaj qeverie të mirë, sesa veteran i qeverisë së kaluar’.
Haxhiu tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që të flitet në Kuvend për opozitën, ku në rend dite është 100 ditëshi i qeverisë.
“Me dalë me folë për 100 ditëshin e opozitës deri sot s’ka ndodhur në Kuvend përveç ata që janë shkolluar për mashtrim dhe devijim të debatit”, tha Haxhiu.
“Krejt çka i keni ofru rinisë e qytetarëve për këto 100 ditë janë mashtrimi, korrupsioni, nepotizmi, hajnia’ , tha ai.