7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu thotë se me Kadri Veselin dhe Bekim Jasharin nuk mund t’i përçajë asnjë spekulim

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka demantuar spekulimet mediale se ai do të largohet nga PDK-ja, ku ka treguar se do të vazhdoj të mbetet pjesë e partisë së drejtuar nga Kadri Veseli.

Bekim Haxhiu ka thënë se “bashkë me Kadri Veselin dhe Bekim Jasharin kemi qellime te përbashkëta në interes te qytetarëve dhe askush nuk mundet të na ndaj as të na largoj nga rruga e jonë e përbashkët për ti sherbyer vendit duke bashkëpunuar njëri me tjetrin”.

Haxhiu thotë se mbështetja e tij për Bekim Jasharin në të kaluarën, tash dhe në të ardhmen, korrespodon edhe me mbështetjen që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka dhënë nipit të komandantit legjendar të UÇK-së.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut në Facebook:

Të nderuar miq,

Keto ditë ka pas shumë spekulime dhe apostrofime të emrit tim nga media te caktuara, në mënyrë krejt hipotetike dhe spekulative.

Prandaj, duke e parë situatën e krijuar, ndiej obligim që t’ua bëjë me dije gjithë qytetarëve, antarëve, simpatizantëve dhe votuesve të PDK- së, se unë jam deputet i PDK-së, anëtarë i Grupit Paralamentar, anëtar i KD të Përgjithëshëm, nënkryetar i Degës në Skenderaj dhe ex-oficio edhe anëtarë i kryesisë se Degës së PDK- së në Skenderaj dhe do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen, për aq sa qytetarët kanë besim në mua dhe PDK-në.

Bekim Jashari është kryetar i Komunës së Skenderaj, pjesëtar i familjes emblematike Jashari, të cilin e respektoj shumë, prandaj mbeshtetjen time për të e kam konsideruar dhe e konsideroj obligim prej qytetari dhe deputeti.

Mbeshtetja ime për kryetarin e Skenderajt, që është djali i Heroit Hamzë Jasharit edhe nip i komandantit legjendar të UÇK-së, korrospondon me qendrimin e PDK-së dhe të Kryetarit z. Kadri Veseli, i cili i ka dhënë mbeshtetje kandidaturës se Bekim Jasharit për kryetar te Komunës së Skenderajt dhe me pas e ka mbeshtetur në të gjitha projektet e Komunës së Skenderajt.

Mbeshtetja për Bekim Jasharin është legjitime për të dërguar me shumë projekte në Drenicë, për zhvillim ekonomik të një treve qe ka dhënë shumë për Kosovën dhe me dekada ka qenë e lënë anash.

Në perpjekjet e popullit tonë për Liri dhe Pavarësi, Kadri Veseli ka rrugëtuar bashkë me Adem e Hamëz Jasharin dhe sot në rrugëtimin për forcim të shtetit, integrime evropiane, për zhvillim ekonomik do të vazhdoj të rrugëtoj me Bekim Jasharin, duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Unë, Kadri Veseli dhe Bekim Jashari kemi qellime te përbashkëta në interes te qytetarëve dhe askush nuk mundet të na ndaj as të na largoj nga rruga e jonë e përbashkët për ti sherbyer vendit duke bashkëpunuar njëri me tjetrin.

PDK dhe lideri ynë Kadri Veseli, nuk kanë pas asnjeherë mentalitet bllokues apo stagnues, por kanë pasur vizion për vendin, duke respektuar vlerat sublime te persoanliteteve dhe familjeve që punuan dhe sakrifikuan për Lirinë dhe Pavarësinë tonë.

Lajmi për gjoja formimin e një subjekti politik nga Bekim Jashari është sajim mediatik, spekulativ, hipotetik, bashkë me slloganin e proklamuar, i cili është i bazuar në zhvillimet dhe perpraimet në Komunën e Skenderaj , është i rinjëve të Skenderajt që planifikojnë konstituimin e parlamentit të rinjëve në Skenderaj dhe jo i ndonjë subjekti politik eventual.

Të nderuar,

Procesi zgjedhorë në PDK ka filluar, andaj ftoj të gjithë anëtarësinë e saj që në mënyrë dinjitoze dhe demokratike të marrin pjesë në zgjedhjen e organeve drejtuese.

Platforrna “Dekada e Re” dhe zgjedhjet e brendshme në këtë kohë për PDK janë reformë në vetvete, ku strukturat aktuale bartëse të fitoreve të një pas njëshme të PDK-së do të u krijojnë hapësirë kuadrove te reja për inkuadrim në politikë në kuadër të PDK-së.

Kushdo që mendon se zgjedhjet janë barrikadim i individve në pozita të parapëcaktuara do ta dëmtoj platformën, reformen dhe procesin demokratik në PDK.

Unë ex-oficio sipas statutit si deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës jam edhe antarë i kryesisë se Degës në Skenderaj.

Shprehë falënderimin dhe mirënjohjen time për të gjitha strukturat aktuale të PDK-së me të cilët se bashku këto vite fituam të gjitha zgjedhjet lokale dhe nacionale, ku ata në çdo lagje, fshat dhe qytet janë më meritore për sukseset e PDK-së të cilat se bashku edhe e të ardhmen do të jenë fitore për Kosovën.

Prandaj, antarësia e devoteshme e PDK-së duhet të jetë bartese e reformës së partisë dhe inkuadrimit në parti të kuadrove telë reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img