Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar, Arben Vitinë, si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës. Haxhiu thotë se Kurti dhe Vitia po dezertojnë nga detyrat e tyre në momentin më kritik të pandemisë kur brenda 24 orëve janë shënuar mbi 1 mijë raste.
“Albin Kurti dhe Arben Vitia po dezertojnë̈ nga detyrat dhe përgjegjësitë që kanë marrë në pikun më të lartë të pandemisë COVID-19, kur në 24 orë e fundit janë shënuar 1128 raste të reja me COVID-19 dhe janë vaksinuar plotësisht me dy dozat vetëm 9.48% të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu thotë se Kurti po i braktisë ata qytetarë të pa vaksinuar, meqë siç thotë deputeti i PDK”së, Kurtit i intereson lufta për pushtet dhe jo jeta e qytetarëve, raporton Express.
“Albin Kurti me kandidimin e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës po tregon qartë se po i braktisë 90.52% të qytetarëve të pa vaksinuar, sepse lufta për pushtet është prioritet i tij dhe jo beteja me pandeminë COVID-19 dhe vaksinimi i qytetarëve”, ka shtuar tutje Haxhiu.