Deputeti i Kuvendit të Kosovë, Bekim Haxhiu, në përvjetorin e 15-të, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste në SHBA, të cilat morën jetën e mijëra njerëzve. Ai në facebook ka shkruar se me 11 shtator 2001 e tërë bota u tronditë nga sulmet terroriste mbi kullat binjake në New York.
Lexoni shkrimin e plotë:
Me 11 shtator 2001 e tërë bota u tronditë nga sulmet terroriste mbi kullat binjake në New York
Të tmerruar 15 vite me parë shiqonim ekranet televizive, zemrat tona ishin me popullin amerikan, dhimbja e tyre ishte dhimbja e jonë.
Nuk ishte e largët koha kur dhimbja e jonë ishte dhimbje e popullit amerikan. Për herë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke besuar në liri, në të drejtat e njeriut, në demokraci dhe në paqe.
Duke besuar në Shtetet Bashkuara të Amerikës si promtor dhe garantues kryesor i këtyre vlerave.
I paharruar kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit.