2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu: Është turp që përmendorja e Adem Jasharit nuk është në Prishtinë

Të turpshme e ka quajtur mungesën e një përmendoreje të Komandantit Legjendar Adem Jasharit në kryeqytetin e Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu.

Ai ka deklaruar se është turp për kryeqytetin që edhe 19 vjet pas luftës Prishtina nuk e ka një përmendore të komandantit legjendar Adem Jashari.

“Jemi duke bërë investime në rregullimin e një sheshi, e i cili do të duhej të ishte Sheshi “Adem Jashari” dhe ajo përmendorja e kohës së komunizmit do të duhej të vendosej me përmendoren e heroit kombëtar Adem Jashari. Është turp, ama bash turp për kryeqytetin e Republikës së Kosovës 19 vjet pas lufte mos me e pas një përmendore të Adem Jasharit këtu. Për të cilat vlera dhe për cilin Agjencion çka mundemi ne me trajtua më shumë se deri sa mungon përmendorja e Adem Jasharit. Këtu ka pasur edhe në të kaluarën shtyrje mes subjekteve politike, ato që kanë udhëhequr komunën e Prishtinës dhe Qeverisë dhe mendoj që këto shtyrje do të duhej të ishin në aspektin pozitiv se cila më përpara do të insistonte ta ketë një projekt më të mirë për përmendoren e Adem Jasharit në Prishtinë, e jo të shtyhen për 1 metër pronësi sepse asnjëri nga ne nuk do të arrinte të jetë në këto ulëse ku jemi sot pa luftën heroike d he sakrificën e familjes Jashari dhe dëshmorëve të UÇK-së”, tha ai.

Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Ali Lajçi ka thënë se është koha e fundit që kryeqyteti të vendos një përmendore të komandantit Adem Jashari.

“Sot kemi një hero kombëtar Adem Jasharin, të cilat grupe të klanit e të tjera shpesh disa e konsiderojnë si të vetin rajonal, regjional, madje të katundit dhe nuk e ka një monument. Shikoni, ne ishim dhe çdo kush në Prekaz din çka kemi, din çfarë kushtesh dhe si është bërë memoriali atje, din edhe çfarë donacionesh kanë hyrë, e dimë edhe sot në çfarë gjendje është objekti i Adem Jasharit, si vlerë e rezistencës historike të armatosur. Por, sot nuk e kemi një monument të tij në qendër të Prishtinës, e që duhet faktikisht ta kemi sa ma shpejt, sepse ashtu kompleton edhe gjithë synimet e tij, edhe luftën e tij, e cila faktikisht ka qenë në nivel të Kosovës. Prandaj, sot nuk e kemi as në Prekaz siç duhet, por se kemi as në qendër të kryeqytetit të Kosovës. Propozojë që monumenti i Adem Jasharit të jetë në qendër të Prishtinës”, tha ai.

Këto komente deputetët i kanë bërë gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img