Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë përplasur në Kuvend.
“Rrenc, mashtrues, shpifës je vetë”, tha Haxhiu pasi Vitia i ndërhynte gjatë fjalimit.
Më pas, ministri i Shëndetësisë tha: “Lumet ju që mundeni me folë bash çka t’ju teket pa argumente”.
“Thua ka 1 milion ma pak shërbime laboratorike në QKUK i dashur Bekim, në vitin 2017 ishin 1.3 milion shërbime laboratorike, në vitin 2018, 1.5 në 2019, 1.6 në 2023 i dashuri dhe i nderuari Bekim Haxhiu, deputet që ulesh edhe flet atë që nuk duhet me folë janë mbi 4 milionë”, tha ai.
“Mos gënje, edhe nëse gënjen, gënje përtoke jo për qielli”, tha Vitia.