-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu: Dhjetë me Dhjetë për 10 vjetorin e Pavarësisë!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë, ka vendosur që të ndaj nga buxheti i tij personal dhjetë bursa për studentë.

Është viti i pestë me radhë që deputeti Haxhiu ndanë nga 8 bursa për studentë por tani në prag të 10 vjetorit ka vendosur që ta rris humanizmin e tij edhe më shumë.

Përpos 10 bursave për studentë ai synon që brenda këtij viti se bashku me donatorë të përmbyllim ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit me nevojë! Ai këtë e ka bërë të ditur përmes faqes së tij në facebook.

 

Lexoni postimin e tij të plotë:

Dhjetë me Dhjetë për 10 vjetorin e Pavarësisë!

Të nderuar bashkëqytetarë,

Meqë jemi në prag të festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, do të vazhdoje misionin e nisur që 5 vite për ndarje të bursave për studentë.

Kam filluar me 8 bursa, ndërsa këtë vit për hir të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të ndajë nga buxheti im personal edhe 10 bursa për studentë.

Pas luftës për liri dhe pavarësi, qëllimi i gjithë neve mbetet arsimimi e ecja përpara përkrahë kombeve të përparuara, kjo mund të arrihet vetëm me dije! Andaj këto 10 BURSA për studentë, uroje që sadopak të kontribuojnë në këtë drejtim!.

Përveç ndarjes se këtyre 10 bursave, objektiv i imi është që se bashku me donatorë deri në fund të këtij viti të përmbyllim ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit me nevojë!.

Na priftë e mbara…

Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

Suksese!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img