Me këtë thirrje qindra qytetarë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata kërkuan që t’iu mundësohet tërheqja e 10-30 % të Trust-it.
Qytetarët kërkuan edhe nga partia opozitare të votohet, duke thënë se 90% e qytetarëve janë të interesuar të tërheqin kursimet e tyre pensionale.
Kryetari i sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica ka thënë se deputetët nëse janë të popullit, duhet ta votojnë Trustin.
Të pranishëm në këtë protesta ishin edhe deputetët nga radhët e AAK-së dhe PDK-së