Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në një video të publikuar, ka folur për gjendjen në Klinikën e Radiologjisë dhe Kardiologjisë.
Ai ka deklaruar se shëndetësia ka nevojë për reform.
“Ka më shumë se dy muaj, që Klinika e Radiologjisë dhe ajo e Kardiologjisë nuk janë të furnizuara me kontrast, dhe pacientët detyrohen ta blejnë vetë. Shëndetësia jonë ka nevojë për reformë, por këtë nuk mund ta bëjnë ata që zhvatin buxhetin e Kosovës.” – ka thënë ai.
Krahas kësaj videoje, Haxhiu ka shkruar:
“Sot e kam ditëlindjen, kisha vendosur mos m’u marr me qeverinë, po nuk po muj rri pa reaguar ndaj keqperdorimeve, mashtrimeve dhe manipulimeve të Kurtit…”